Për prindërit, shëndeti i fëmijës është gjëja më e rëndësishme. Prandaj, ata zgjedhin t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, duke siguruar rritje të shëndetshme.
Edhe Adelina, mesimdhënëse, e ka vaksinuar vajzën e saj. Mara, dyvjeçare, i ka marrë të gjitha vaksinat sipas kalendarit të rregullt, përfshirë vaksinën MMR në moshën 12-muajshe.
Sikurse të gjitha vaksinat tjera, edhe vaksina MMR është e sigurt dhe shumë efektive për mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi, shytat dhe rubella. Për mbrojtje të plotë, IKShPK rekomandon dy doza: një në moshën 12 muajsh dhe tjetrën në moshën 5-6 vjeç.