Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, morrën pjesë në Ushtrimin e dytë Polaris (SimEX), të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që u mbajt më 22 dhe 23 prill 2026.
Ushtrimi Polaris II, pjesëmarrës në të cilin ishin mbi 26 shtete me mbi 300 profesionistë shëndetësor ( të lidhur online mes vete) nga 6 rajone të botës ku vepron OBSh, u mbajt për të simuluar dhe testuar një përgjigje të koordinuar ndaj kërcënimeve shëndetësore në zhvillim global, me qëllim testimin e gatishmërisë dhe mekanizmave të vendeve pjesëmarrëse për angazhimin e fuqisë punëtore gjatë emergjencës shëndetësore.
Ushtrimi është mbajtur bazuar në Kornizën Globale të Emergjencave Shëndetësore (GHEC) dhe në Kornizën Kombëtare të alarmit dhe reagimit ndaj emergjencave shëndetësore. Gjithashtu, gjatë ushtrimit, është përdorur edhe Platforma e Inteligjencës Artificiale GHEC.
Ushtrimi ofroi një mundësi të rëndësishme për të testuar mekanizmat e koordinimit, për të identifikuar boshllëqet dhe për të thelluar kuptimin e përbashkët se si vendet pjesëmarrëse mund t’u përgjigjen më efektivisht emergjencave të ardhshme shëndetësore, në kuadër të një parneriteti rajonal dhe global.
#ExercisePolarisII
#SiguriaShëndetësore #HealthSecurity
#ShëndetiGlobal #GlobalHealth