Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK kanë hartuar një qarkore informative drejtuar gjithë mjekëve pediatër, mjekëve familjarë dhe infermierëve me qëllim:
Të udhëzojë profesionistët shëndetësorë që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve në çdo vizitë shëndetësore, në të gjitha nivelet e kujdesit, dhe të rekomandojnë vaksinimin në kohë.
Të ofrojë një pako dokumentesh mbështetëse, me udhëzime praktike, informacione të bazuara në evidencë shkencore dhe strategji komunikimi që rrisin besimin në vaksinim, me fokus në vaksinën MMR.
Ftojmë mjekët pediatër, mjekët familjarë dhe infermierët që këto materiale – të qasshme përmes kodeve QR të përfshira në qarkore – t’i përdorin në praktikën e tyre të përditshme, duke kontribuar kështu në promovimin e vaksinimit si një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik.
Më shumë të dhëna mund të gjeni në Qarkoren Informative Nr.01-2026 për rekomandim të vaksinimit të rregullt, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në linkun: https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/264
#VaksinatShpëtojnëJetë