Ju njoftojmë se Sistemi Digjital i Librezave Sanitare tashmë është aktivizuar dhe është funksional.
Duke qenë se ky sistem është një risi, ju lutemi të keni parasysh hapat dhe afatet e tranzicionit:
• Afati për kërkesa fizike: Pranimi i kërkesave në formë fizike do të bëhet vetëm deri më datë 14.04.2026. Pas kësaj date, kërkesat fizike nuk do të pranohen më.
• Aplikimi elektronik: Nga data 15.04.2026, aplikimi do të realizohet ekskluzivisht në formë elektronike përmes vegëzës: https://kontrollasanitare.rks-gov.net/
• Aplikimi mund të bëhet edhe përmes faqes zyrtare të IKShPK https://ikshpk.rks-gov.net/ (përmes butonit Apliko për Librezë Sanitare),
• Udhëzimet për regjistrim dhe aplikim i gjeni brenda platformës, te seksioni “Hapni llogarinë”.
Për informata të tjera, ju lutem na kontaktoni përmes emailit: ikshpk@rks-gov.net.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin në modernizimin e shërbimeve tona!