Sot, objekti i IKSHPK-së është ndriçuar me ngjyrë të kuqe, në kuadër të iniciativës globale #LightUpForTB, për të shënuar Ditën Botërore të Tuberkulozit.
Kjo simbolikë përçon mesazhin e fuqishëm të këtij viti – se me angazhim të përbashkët, diagnostikim të hershëm dhe trajtim të duhur, po, ne mund t’i japim fund tuberkulozit.