Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Asociacionin e Mjekëve Familjarë të Kosovës, ka përmbyllur me sukses ciklin e dytë të trajnimeve për këtë vit me temën:
“Kujdesi ndaj pacientëve të moshuar “për mjekët dhe infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në KPSH për personat e moshuar, duke fuqizuar njohuritë e personelit shëndetësor mbi nevojat specifike të kësaj grupmoshe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike.
Trajnimet u mbajtën gjatë periudhës tetor–dhjetor 2025 nga:
• Prof. Naim Jerliu-IKSHPK
• Dr. Pranvera Krasniqi-IKSHPK
• Dr. Albana Morina-QKMF, Prishtinë
• Dr. Bujar Gashi-QKMF-Prishtinë
• Znj. Shqipe Tahiri-Oda e Infermierëve të Kosovës
Në këtë cikël morën pjesë gjithsej 115 punëtorë shëndetësorë nga KPSh.
Këto aktivitete u zhvilluan me përkrahje teknike nga projekti AQH.