Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Universitetin George Mason në SHBA dhe Kolegjin Ramazini në Itali, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Ass. Dr. Sanije Hoxha dhe Prof. Assoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti KOmbëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës morën pjesë si folës në Konferencën e tretë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik dhe Mjedisit, e mbajtur në Tiranë më 30 qershor dhe 1 korrik 2025.
Në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare, specialistët e IKSHPK-së, prezantuan punime me vlerë të lartë shkencore në fushën e Shëndetit Publik, sfidat dhe problematikat e shumta mbi dozimin e antibiotikëve, menaxhimin e sëmundjeve kronike jo- ngjitëse në Kosovë, faktorët e riskut, problematika e aerondotjes dhe vlerësimi i ndikimit në shëndetin e qytetarëve të Kosovës, si dhe strategjitë dhe prioritetet për përmirësimin e situatës.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje përfaqëson një mundësi të vlefshme për shkëmbim të përvojave profesionale, shkencore dhe për promovimin e shkencës dhe arsimit të lartë në mes të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit George Mason (Kolegj i Shëndetit Publik në SHBA) dhe atij në Itali, ku gjatë dy ditëve, ekipi i IKSHPK-së diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.