Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me Asociacionin e Mjekëve Familjarë të Kosovës, ka përfunduar me sukses një seri trajnimesh me temën “Kujdesi ndaj pacientëve të moshuar”, të dedikuara për mjekët dhe infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh).
Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte të përmirësohet cilësia e përgjigjes së kujdesit shëndetësor parësor për personat e moshuar, përmes fuqizimit të njohurive të personelit shëndetësor mbi nevojat specifike të kësaj grupmoshe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike.
Trajnimet janë mbajtur gjatë periudhës maj–qershor 2025 dhe janë realizuar nga Prof. Naim Jerliu, Dr. Pranvera Krasniqi, Dr. Albana Morina dhe Dr. Basri Kamberi, me përkrahje teknike nga projekti AQH.