Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, ekipet për Promovim dhe Edukim Shëndetësor nga Departamenti i Mjekësisë Sociale në IKSHPK dhe QRSHP, kanë vazhduar aktivitetet vetëdijesuese në disa rajone të vendit.
Aktivitetet janë zhvilluar në Prishtinë (PTK, KEDS dhe qendrat kulturore për të moshuar, përfshirë edhe Shtëpinë e personave të moshuar pa përkujdesje familjare), si dhe në Pejë, Deçan, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtime dhe Gjilan, me vizita në QKMF/AMF, këshillime për qytetarët dhe shpërndarje të materialeve edukative.
Këto aktivitete synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit arterial dhe promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
IKSHPK vazhdon të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik.