Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Kosova përfaqësohet në takimin global të International Centre for Antimicrobial Resistance Solutions (ICARS) në Ugandë

Entebe, UGANDA – Në javën e fundit të prillit, në qytetin Entebe të Ugandës u mbajt takimi global i përfaqësuesve të nëntë shteteve nga katër kontinente, të cilët koordinojnë projekte të mbështetura nga International Centre for Antimicrobial Resistance Solutions (ICARS), me seli në Kopenhagë. Këto projekte synojnë të adresojnë rezistencën antimikrobike (RAM) në tri fusha kryesore: shëndetësi humane, shëndetësi veterinare dhe mjedis.

Kosova përfaqësoi kontinentin evropian, përmes Prof. Lul Raka. Grupi Ndërsektorial për Kontrollin e Rezistencës Antimikrobike i Ministrisë së Shëndetësisë, ka fituar në konkursin e hapur të ICARS me projektin “Addressing antibiotic overuse through continuous quality improvement: developing and assessing stewardship interventions in primary care in Kosova”. Ky projekt 3 vjeçar, ka për qëllim fuqizimin e përdorimit racional të antibiotikëve në kujdesin parësor shëndetësor në vend. Bartës kryesor në implementimin e këtij projekti është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbështetur nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë dhe Evidence Synthesis Group.

Takimi në Ugandë u zhvillua nën mentorimin shkencor të tre universiteteve britanike – University College London, University of Manchester dhe University of Surrey – dhe në bashkëpunim me Universitetin mikpritës Makerere të Ugandës. Tema kryesore e punëtorisë ishte zbatimi i shkencës së sjelljes në projektet ekzistuese, si mjet për të kuptuar dhe ndikuar në sjelljet që çojnë në keqpërdorimin e antibiotikëve.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash, sfidash dhe zgjidhjesh të bazuara në dëshmi shkencore, duke forcuar bashkëpunimin global në luftën kundër këtij kërcënimi global për shëndetin publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime