Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në Departamentin e Mikrobiologjisë, u organizua një ligjeratë nga Dr. Zana Kacaniku-mikrobiologe, me temën “Procesi i vlerësimit të riskut për kontrollin e riskut biologjik”.
Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të risqeve biologjike në mjediset laboratorike, si një komponent kyç, për forcimin e sigurisë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit publik.