Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdon përkushtimin për avancimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikën e tuberkulozit.
Nga 24 Shkurt deri më 21 Mars 2025, në Laboratorin Nacional Referent për Diagnostikë të Tuberkulozit (NRL/TB) është duke u mbajtur një trajnim intensiv për përmirësimin e aftësive laboratorike në testimin e Mycobacterium tuberculosis.
Ass. Dr. Sci. Rrezarta Bajrami Halili – Udhëheqëse e NRL/TB, IKSHPK
Xhevat Shkodra – Laborant, NRL/TB, IKSHPK
Shukrane Shehu – Laborante, NRL/TB, IKSHPK
Pjesëmarrës:
Alban Lajqi – Laborant në trajnim, Spitali i Pejës
Qëllimi i trajnimit:
Rritja e aftësive laboratorike për diagnostikën e tuberkulozit
Përmirësimi i cilësisë së analizave dhe biosigurisë në laborator.
Aftësitë e fituara:
Përpunimi i mostrave për kulturë dhe analiza laboratorike
Kryerja e baciloskopisë me metodën Ziehl-Neelsen
Përdorimi i GenExpert për diagnostikim të shpejtë dhe ndjeshmëri ndaj Rifampicinës
Zbatimi i masave të biosigurisë në laborator.
IKSHPK mbetet i përkushtuar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe laboratorike për një diagnostikim të saktë dhe efikas të tuberkulozit në Kosovë.