Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka pranuar për shfrytëzim, pesë automjete të reja të punës, nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), të dedikuara për përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe operacionale për Departamentin e Mikrobiologjisë, Epidemiologjisë dhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë.
Drejtoresha e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku shprehu mirënjohjen e saj për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të punës në terren dhe përmbushjen e misionit të Institutit për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik në vend.
IKSHPK i falënderon bashkëpunëtorët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale.