Këshilla për udhëtarët nga Kosova që udhëtojnë në/nga vendet e Afrikës të prekura nga Mpox
Në vlerësimin e rrezikut lidhur me Mpox (dikur e njohur si Lia e Majmunëve), Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se ka shumë gjasa që në vendet e BE-së të ketë më shumë raste të importuara të Mpox të shkaktuara nga virusi clade I, i cili aktualisht qarkullon në Afrikë. Deri më tani një rast i Mpox është regjistruar edhe në Suedi. Megjithatë, sipas ECDC, gjasat e përhapjes në Evropë janë shumë më të ulëta, me kusht që rastet e importuara të diagnostikohen shpejt dhe të zbatohen masat e kontrollit.
Bazuar në rekomandimet që ECDC ka dhënë për shtetet e BE-së, IKSHPK jep këshilla udhëtimi për qytetarët nga Kosova që udhëtojnë/qëndrojnë në vendet afrikane të prekura nga Mpox.
- Informohuni për situatën rreth Mpox në shtetet të cilat udhëtoni: OBSh dhe ECDC ofrojnë udhëzime të përditësuara për situatën epidemiologjike në shtetet e prekura.
- Praktikoni higjienën e duarve gjatë udhëtimit dhe qëndrimit: Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, ose përdorni dezinfektues duarsh me të paktën 60% alkool.
- Shmangni kontaktet me kafshët dhe njerëzit e infektuar: Mos kontaktoni me kafshë të egra si majmunët, brejtësit, etj., ose persona që kanë simptoma të Mpox, siç janë skuqja, ethet ose ndryshime/lezione në lëkurë.
- Qëndroni larg gjësendeve të infektuara të përdorura nga njerëzit e sëmurë: Si p.sh. veshjet, shtrojat e krevatit, peshqirët ose materialet e përdorura në mjediset e kujdesit shëndetësor).
- Shmangni kontaktet seksuale, nëse Ju ose partneri juaj ka simptoma derisa të keni një rezultat negativ të testit.
- Parandaloni infeksionin: Përdorni maska, veçanërisht në hapësira të mbyllura ose aty ku ka grumbullime të njerëzve dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose plagët e infektuara.
- Vaksinimi: Nëse në vendin ku udhëtoni, vaksinimi është i mundur, vaksinohuni, pasi që disa vaksina të lisë mund të ofrojnë mbrojtje kundër Mpox.
- Kujdesuni për ushqimin dhe ujin: Pini vetëm ujë të ambalazhuar dhe hani ushqim të gatuar mirë për të reduktuar rrezikun e infeksioneve të tjera që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.
- Izolohuni në rast të simptomave: Nëse zhvilloni simptoma të ngjashme me ato të Mpox (ethet, lodhje, dhimbje muskulore, skuqje etj), izolohuni menjëherë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
- Kontrolloni shëndetin tuaj pas udhëtimit: Pas kthimit, monitoroni shëndetin tuaj për 21 ditë. Nëse zhvilloni ndonjë simptomë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, informoni mjekun tuaj për historinë tuaj të udhëtimit dhe testohuni!
Këto rekomandime synojnë të zvogëlojnë rrezikun për infektim dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj gjatë udhëtimit.
Travel Advice for passangers from Kosovo traveling to/from African countries affected by Mpox
In its new risk assessment of Mpox (formerly known as monkey pox), the European Center for Disease Prevention and Control (ECDC) has assessed that it is highly likely that there will be more imported cases in EU countries of Mpox caused by the clade I virus, which is currently circulating in Africa. So far, one case of Mpox has also been registered in Sweden. However, according to ECDC the likelihood of spread in Europe is much lower, provided that imported cases are diagnosed quickly and control measures are implemented.
Based on the recommendations that ECDC has given for EU countries, NIPHK provides travel advice for citizens from Kosovo, who travel or stay in the African countries affected by Mpox.
1. Be informed about the Mpox situation in the countries you travel to: WHO and ECDC provide updated guidelines on the epidemiological situation in affected countries.
2. Practice hand hygiene while traveling and staying: Wash your hands frequently with soap and water for at least 20 seconds, or use hand sanitizer with at least 60% alcohol.
3. Avoid contact with infected animals and people: Avoid contact with wild animals such as monkeys, rodents, etc., or people who have symptoms of Mpox, such as rash, fever or skin changes/lesions.
4. Stay away from infected items used by sick people: Such as clothing, bedding, towels or materials used in healthcare settings).
5. Avoid sexual contact if you or your partner has symptoms until you have a negative test result.
6. Prevent infection: Use masks, especially in closed spaces or where there are gatherings of people, and avoid direct contact with bodily fluids or infected wounds.
7. Vaccination: If vaccination is available in the country you are traveling to, get vaccinated, as some smallpox vaccines may provide protection against Mpox.
8. Take care of your food and water: Drink only bottled water and eat well-cooked food to reduce the risk of other infections that can worsen your health.
9. Isolate in case of symptoms: If you develop Mpox-like symptoms (fever, fatigue, muscle pain, rash, etc.), isolate yourself immediately and seek medical help.
10. Check your health after the trip: After returning, monitor your health for 21 days. If you develop any symptoms, seek medical help immediately, tell your doctor about your travel history, and get tested!
These recommendations are intended to reduce the risk of infection and help protect your health while traveling.
Saveti za putnike sa Kosova koji putuju u/iz afričkih zemalja pogođenih Mpox-om
U proceni rizika povezanog sa Mpox-om (ranije poznatim kao majmunske boginje), Evropski centar za prevenciju i kontrolu bolesti (ECDC) je procenio da je velika verovatnoća da će u zemljama EU biti više uvezenih slučajeva Mpok-a uzrokovanih virusom klade I., koji trenutno kruži Afrikom. Do sada je jedan slučaj Mpox-a registrovan i u Švedskoj. Međutim, prema ECDC-u, verovatnoća širenja u Evropi je mnogo manja, pod uslovom da se uvezeni slučajevi brzo dijagnostikuju i sprovode mere kontrole.
Na osnovu preporuka koje je ECDC dao za zemlje EU, NIJZK pruža savete o putovanju za građane sa Kosova koji putuju/borave u afričkim zemljama pogođenim Mpox-om.
1. Budite informisani o situaciji sa Mpox-om u zemljama u koje putujete: SZO i ECDC pružaju ažurirane smernice o epidemiološkoj situaciji u pogođenim zemljama.
2. Vežbajte higijenu ruku tokom putovanja i boravka: Perite ruke često sapunom i vodom najmanje 20 sekundi ili koristite sredstvo za dezinfekciju ruku sa najmanje 60% alkohola.
3. Izbegavajte kontakt sa zaraženim životinjama i ljudima: Izbegavajte kontakt sa divljim životinjama kao što su majmuni, glodari, itd., ili ljudima koji imaju simptome Mpox-a, kao što su osip, groznica ili promene/lezije na koži.
4. Držite se dalje od zaraženih predmeta koje koriste bolesni ljudi: kao npr odeća, posteljina, peškiri ili materijali koji se koriste u zdravstvenim ustanovama).
5. Izbegavajte seksualni kontakt ako vi ili vaš partner imate simptome dok ne dobijete negativan rezultat testa.
6. Sprečite infekciju: Koristite maske, posebno u zatvorenim prostorima ili gde se okupljaju ljudi, i izbegavajte direktan kontakt sa telesnim tečnostima ili inficiranim ranama.
7. Vakcinacija: Ako je vakcinacija dostupna u zemlji u koju putujete, vakcinišite se, jer neke vakcine protiv malih boginja mogu pružiti zaštitu od Mpox-a.
8. Vodite računa o ishrani i vodi: Pijte samo flaširanu vodu i jedite dobro kuvanu hranu kako biste smanjili rizik od drugih infekcija koje mogu pogoršati vaše zdravlje.
9. Izolujte se u slučaju simptoma: Ako razvijete simptome slične Mpoxu (groznica, umor, bol u mišićima, osip, itd.), odmah se izolujte i potražite medicinsku pomoć.
10. Proverite svoje zdravlje nakon putovanja: Po povratku pratite svoje zdravlje 21 dan. Ako razvijete bilo kakve simptome, odmah potražite medicinsku pomoć, obavestite svog lekara o proteklim putovanjima i testirajte se!
Ove preporuke imaju za cilj da smanje rizik od infekcije i pomognu zaštiti vašeg zdravlja tokom putovanja.