Expanded Program on Immunization Division

Udhëtoni jashtë vendit? Mos harroni vaksinimin!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimioprofilaksë, rekomandon vaksinimin si masë parandaluese sipas rrezikut epidemiologjik të vendeve që planifikoni të vizitoni.

Në varësi të destinacionit, mund të rekomandohen vaksina kundër:

  • Hepatitit B
  • Etheve të Verdha (Yellow Fever)
  • Meningjitit (ACYW135)
  • Tifos abdominale
  • dhe sëmundjeve të tjera, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR)

Vaksinimi nuk është i njëjtë për çdo udhëtar – ai varet nga vendi i udhëtimit dhe rreziku i ekspozimit.

Kur duhet të paraqiteni?

Rekomandohet të konsultoheni dhe të vaksinoheni së paku 4 javë para udhëtimit, për të siguruar kohën e nevojshme për zhvillimin e imunitetit dhe, nëse është e nevojshme, për profilaksi shtesë.

Ku të drejtoheni?

Për këshilla të personalizuara dhe planifikim të vaksinimit:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)
Adresa: Rr. “Instituti Shëndetësor”, nr.12, 10 000, Prishtinë

Email: ikshpk@rks-gov.net

Prishtinë, Republika e Kosovës

Telefoni: +383 45 480 488 (për info dhe konsultë)

Orari i vaksinimit:
E hënë – E premte | 08:00 – 16:00

Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike (QRShP)

Shërbimet e këshillimit dhe vaksinimit ofrohen edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Contests/Announcements
Këshilla Shëndetësore - EN